Categories Bota, Lajme

Digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë! Shpërthen kamioni-bombë, marrin flakë 7 depozita karburanti

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 227-të. Rreth orës 6 të mëngjesit, banorët kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme pasi mori flakë një tren dhe për pasojë u dogj ura që lidh Krimenë me Rusinë. Dyshohet të jetë shkaktuar nga një kamion bombë, ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit të Rusisë. . Nga pamjet duket se kamioni ka shpërthyer pranë trenit të mallrave dhe për pasojë kanë marrë flakë shtatë depozita karburanti.

Ndërkohë një seri shpërthimesh nga forcat ruse tronditën qytetin e Kharkiv në Ukrainën lindore. Aktualisht nuk raportohet për viktima, por raportohet se një spital është përfshirë nga flakët. Teksa rritet frika për sulm bërthamor nga Rusia, presidenti i SHBA, Joe Biden tha: “Putin nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore sepse ushtria e tij po ecën shumë keq.”  Presidenti Joe Biden deklaroi se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë në vitin 1962.

“Nuk jemi përballur me mundësinë e Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë. Përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global. Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si mundësia për të përdorur lehtësisht një armë taktike dhe që të mos përfundojë në Armagedon”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë në një aktivitet për mbledhje fondesh të Komitetit të Fushatës Demokrate për Senatore.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka ende një kërcënim për sulm bërthamor nga Rusia. Një ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është e gatshme t’i përdorë ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME