Categories Lajme

“Dimali nuk gjendet nën Urën Vajgurore”, Shkreli kundërshton ndërrimin e emrit

-Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Urës Vajgurore, për ta ndërruar emrin në Dimal. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shkreli shprehet, se ndërrimi i toponimit “Ura” me një toponim të 2000 vjetëve më parë, përbën një precedent i rrezikshëm.

Shkreli e ka qaujtur fëminor vendimin e autoriteteve lokale, duke shtuar, se për këtë çështje duhet të kishtë ndërhyrë Akademia e Shkencave. Ndër të tjera, zv.ministri shkruan, se Dimali nuk gjendet në Urën Vajgurore dhe ndërrimi i emrit, i anulon gjenezën historike për një vendbnam.

Reagimi i plotë

P A K U P T I M E S I A . E . R R E Z I K S H M E e nderrimit te toponimit shqip “Ura” me nje toponim tjeter, te 2.000 vjeteve me pare, pa lidhje te drejtperdrejte me ate vend, perben nje precedent preokupues.
Pra, nje grup njerezish me ndergjegje e kulture te pazhvilluar historike, ja dalin te nderrojne nje toponim treshekullor nisur nga motive krejt feminore.
Fillimisht, kur aty ndodhej nje ure druri, emertesa e vendit ishte thjesht “Ura”; me pas me uren e gurit ndertuar nga beu i zones u quajt “Ura’ Hasan Beut”, e ne fund me zhvillimin e industrise se naftes ne rajon, i mbeti “Ura Vajgurore”; ndersa banoret vijuan te quheshin: “uranjakë”. Ky toponim, “Ura” pra, me apo pa mbiemer, qe nuk perben aspak motiv krenarie apo inferioriteti, eshte thjesht nje fakt toponomastik i barazvlefshem me Uren e Kemit = Cambridge ne Angli ose thjesht Uren = Mostar ne Bosnje (sa per te dhene dy shembuj), por te tille mund te jepen me dhjetra neper bote.
Ky do te ishte rasti tipik kur Akademia e Shkencave duhej te nderhynte me kompetence, ne nje moment hutimi te institucioneve te shtetit te cilat nuk e kane aftesine te gjykojne mbi “normalitetin” ose jo te nje akti te tille; por Akademia nuk u ndje…
Shpresoj vetem qe nje dite te mos gjendemi para nje vendimi te keshillit bashkiak te Peqinit per ta quajtur qytetin me emrin antik Claudiana, vetem e vetem se mund t’iu duket me romantik. Edhe pa i hyre faktit se Dimali nuk gjendet nen Uren Vajgurore, do ndodheshim gjithsesi perballe nje falsifikimi historik te panevojshem e te pakuptimte qe jo vetem ja shton Ures Vajgurore provincializmin ne vend se t’ja pakesoje, por i anulon krejtesisht gjenezen historike aq te rendesishme per nje vendbanim.

Më 24 korrik, bashkia e Urës Vajgurore vendosi që t’ja ndryshojë emrin në Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi pas zbulimit të rrënojave në qytetin antik të periudhës ilire në kodrën e qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME