Lajme

Dinamika e aksidentit që i mori jetën policit në Vlorë , “BMW”-ja u përplas me shtyllën, i preu rrugën “Benz”-it

Papërgjegjshmëria i mori jetën efektivit të policisë .Gazetari zbardh dinamikën e aksidentit që u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku mbeti i vdekur Nuri Malaj.

56 –vjeçari pjesë e policisë së rendit në komisariatin e Vlorës ishte rreth orës 21:45 doli nga shtëpia për të shkuar drejt komisariatit në punë për të marrë turnin.

Por pranë rrethrrotullimit të Nartës një makinë tip “BMW” i drejtuar nga A. Veliu i preu rrugën duke e goditur. Përplasja ishte fatale për efektivin që ndërroi jetë në vend.

Makina tip “BMË” si pasojë e shpejtësisë me të cilën drejtuesi po lëvizte humbi kontrollonin dhe fillimisht u përplas me një shtyllë, ndërsa më pas kaloi në krahun tjetër të korsisë duke i prerë rrugën efektivit të policisë që po udhëtonte me “Benz”. Polici humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi i “BMË” pësoi disa dëmtime të lehta dhe tashmë ndodhet në komisariat.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close