Categories Lajme

Diplomati: Fletëarrestimet e Gjykatës Speciale mund të shtrihen dhe në Shqipëri

Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri. Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje i tha Top Channel, se arrestimet më të fundit të ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do t’u duhet të përballen me krime lufte.

“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri”, tha burimi diplomatik.

Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte.

Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të veriut që iu bashkuan UÇK. Prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e republikën së Shqipërisë.

Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998 firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK dhe  vënien në dispozicion të  bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.

Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqtrajtimi humbën jetën disa persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME