Categories Lajme

Diplomati rus “non grata”/ Reagon Rusia: Provokim, synon prishjen e marrëdhënieve ruso-shqiptare

Moska ka reaguar për vendimin e Tiranës për të dëbuar një diplomat rus dhe do të japë një përgjigje ndaj kësaj lëvizjeje. Mediat në Rusi e kanë cilësuar një lëvizje jo miqësore dëbimin e diplomatit rus Aleksei Krivosheev, nga Tirana. “E parë si një p rovokim që synon d ëmtimin e lidhjeve dypalëshe” tha të Premten Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko. Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev  persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72 orësh.

Ministria e jashtme e Shqipërisë tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse. Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të perceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME