Categories Lajme

Disa orë pritje në Kakavijë, babai: Kam fëmijën e sëmurë po qëndroi shumë në diell pëson kriza

Mes dhjetëra familjeve shqiptare që presin në radhë për të kaluar pikën doganore të Kakavijës është edhe një familje e cila ka një djalë të aftësi të kufizuar. Ata kanë mbi një orë që presin, ndërsa babai ka frikë se djalit mund të pësojë kriza për shkak të qëndrimit shumë në diell.

“Kjo është situatë skandaloze. Kam fëmijën me aftësi të kufizuara. I kërkuam policisë që të na lejonte se po qëndroi shumë në diell pëson krizë. Më duhet të iki patjetër”. Kur gazetarja e pyet a ke një apel për shtetin, burri hesht dhe ndihet i pashpresë: “Asgjë. Çfarë të themi. Gjynah, është për të ardhur keq. 30 vjet demokraci dhe gjërat po shkojnë më keq.”

Radha në Kakavijë i ka kaluar 10 kilometra. Shkak është bërë urdhri i palës greke për të bërë tamponin secili qytetar që kalon kufirin ndërsa në dispozicion ka vendosur vetëm një sportel dhe një grup mjekësor. Ndërkohë në mesdite puna e palës greke u pezullua./ Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME