Lajme

Distancim social?! Shikoni radhën e njerëzve te QSUT

Grumbuj njerëzish dhe radhë të gjatë  pritjeje në QSUT. Në një kohë kur ekspertët kërkojnë distancim social dhe maska, rregullat shkelen pikërisht në Qendrën Spitalore. Pacientë apo dhe familjarë teksa presin në radhë shprehin frikën për infektim por nuk gjejnë zgjidhje tjetër.

“Kam një orë  e gjysmë që pres, kush i respekton, asnjë.” “Nuk zbatohen masat fare.”“Këto grumbullime nuk janë të mira por njerëzit nuk kanë çfarë të bëjnë.”Për parandalimin e grumbullimeve kërkojnë hapësira të posaçme.

“Të rrezikshme janë se koronavirusi sheshit është, çfarë të bëjmë. Dhe vende për të qëndruar nuk ka.E shikoni, ja presim.” Nga shëndetësia nuk kërkojnë masa vetëm për Covid-in. “Covidi është problemi kryesor, por problemi më kryesor sot është që janë shmangur të gjitha shërbimet e tjera”. Vetëm një ditë më parë janë regjistruar 986 raste të reja me Covid, ndërkohë që 21 pacientë e kanë humbur betejën me virusin duke ndërruar jetë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: