
1 milion e 400 mijë shqiptarë ose 50% e popullsisë në vend vuan nga yndyrat e larta në gjak.
Niveli i lartë i kolesterolerit apo dislipidemia siç njihet ndryshe, është faktori i dytë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes dhe kontrolle periodike pasi zemra nuk fal. Në ditën botërore të zemrës , kardiologët tërheqin vëmendjen për kujdes edhe ndaj fëmijëve.
Kolesteroli i lartë në moshat pediatrike si pasojë e kequshqyerjes, obezitetit, por dhe trashëgimisë do ta bëjë një pacient kardiak pas disa vitesh.
Ndryshimi i stilit të jetës, ushqimet jo të shëndetshme dhe mosmarrja me aktivitete fizik kanë shtuar numrin e pacientëve kardiakë por edhe fatalitetet.
Sëmundjet kardiovaskulare edhe për disa dekada parashikohen të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vend.