Lajme

Dita e 44-ët/ Banorët te Astiri bllokojnë rrugën

Ka nisur protesta te “Unaza e Re” në ditën e 44-ët. Edhe sot banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët duke shkaktuar kaos dhe trafik kilometrik për automjetet. “O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re”,”Qeveri hajdute”, “Edvin hajdut, kazan, legen”, “E duam Shqipërinë, pa Edi Ramë”, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Banorët e “Astirit” kundërshtojnë shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe”. Protesta e mbështetur edhe nga Partia Demokratike, vijon edhe pse IMT ka shembur dhjetëra objekte pa leje të cilat janë liruar nga vetë banorët, të cilët kanë përfituar nga bonusi i qirasë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close