Lajme

Dita e Dëshmorëve, kryeministri Rama homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën e Dëshmororëve. Kreu i qeverisë bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Ai është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve të Kombit së bashku me Lindita Nikollën dhe Erion Veliajn.

Kryeministri Edi Rama dhe kryabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosën kurora me lule në nder të të gjithë atyre dëshmorëve, të cilët sakrifikuan jetën për një Shqipëri të lirë. Pas ceremonisë, Rama u bashkë me të pranishmit ku dhe i përshëndeti.

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close