Categories Lajme

Dita e dytë e vaksinimit në Vlorë, shefi i epidemiologjisë: Mbërritën 500 doza, priten të tjera

Në ditën e dytë të vaksinimit në qytetin e Vlorës, kanë qenë personeli shëndetësor i Tepelenës Gjirokastrës, Lushnjes, Mallakastrës të cilët i janë nënshtruar vaksinimit. Për shefin e epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik , Vlorë Agron Bashllari interesi i mjekëve është i lartë  ditën e djeshme janë vaksinuar 174 personel shëndetësor ndërsa sot parashikohen 200.

“Ka pasur mjekë të cilët e kanë kaluar covid dhe do të vaksinohen në një moment të dytë. Deri më sot kanë mbërritur 500 doza ndërsa presim doza të tjera deri në realizimin e objektivave”, tha Bashllari. Bashllari foli edhe për situatën epidemiologjike në Vlorë duke theksuar se ka rënie të pozitivitetit.

Duke nisur nga kjo javë mund të jemi optimistë sa i përket shifrave. Ndryshimi i temperaturave ndihmon në uljen e virulencës po ashtu edhe vaksinimi do të shtojë imunitetin e popullatës., duke shpresuar për një sezon të mbarë turistik.

Mjekë dhe infermierë janë optimistë për procesin ndërsa shprehen se nuk kanë shqetësime dhe rekomandojnë bërjen e vaksinës.

Mesa duket edhe mosha e tretë  janë më të interesuarit për vaksinën. Sot pranë ambienteve në pallatin e sportit ata janë drejtuar për informacion. “Erdhëm të pyesim çfarë dokumentesh duhen për tu vaksinuar, jam pro vaksinës shprehet 84 vjeçari.Morëm vesh që do të vaksinohen moshat 80 vjeç, erdha dhe më thanë nga java tjetër”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME