Categories Lajme

Dita e Rinisë, Berisha dhe Basha të ndarë në dy ceremoni të ndryshme

Ndryshe nga vitet e tjera, Berisha dhe Basha do të zhvillojë 2 ceremoni të ndara nga njëra tjetra.

Siç edhe është lajmëruar më herët nga zyra e shtypit të Kryedemokratit Lulzim Basha, ky i fundit do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalën e tij në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’.

Ndërkaq, ish lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

Të pranishëm në homazhe do të jenë edhe protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021! Ky është një vit ndryshe për demokratët që vazhdojnë të jenë në një krizë politike të brendshme, ku ish lideri historik Sali Berisha kërkon që të rikthejë PD në nivelet e mëparshme duke thirrur Kuvendin kombëtar me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër kryedemokrati e quan të paligjshëm këtë kuvend, dhe ka thirrur Kuvendin e PD-së me 18 dhjetor.

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë.Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur. T Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME