Lajme

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin, aktivitet ndërgjegjësues

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë sot në një aktivitet ndërgjegjësues të organizuar nga “Green School Elbasan” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

“E mirëprita menjëherë ftesën për të marrë pjesë në “vrapimin stafetë” bashkë me nxënës, mësues e prindër në kuadër të ndërgjegjësimit për më shumë mbështetje e përkujdesje ndaj fëmijëve me çrregullim të spektrit autik”, u shpreh ministrja Kushi. Ndërkohë, ajo nënvizon edhe rëndësinë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) i kushton politikave të gjithëpërfshirjes.

“Çdo politikë e vendim që marrim në MASR ka gjithmonë në fokus gjithëpërfshirjen! Rritja vit pas viti e numrit të mësuesve ndihmës dhe dyfishimi i punonjësve të shërbimit psiko-social është dëshmi e qartë e vëmendjes sonë ndaj gjithëpërfshirjes”, deklaroi Kushi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: