Mbeten kushtet e qëndrueshme atmosferike dominuese në vend, duke sjellë gjatë paradites mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime vranësirash në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në orët vijuese vranësirat shtohen përkohësisht, ku më të theksuara do të jenë në zonat juglindore, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.