Një infermier në Malësinë e Madhe ka ndërruar jetë si pasojë e Covidit. Burime për faxweb bëjnë me dije se ai quhet Fran Kështenja dhe është i moshës 59 vjeç. Kështenja punonte si infermier në qendrën shëndetësore Gril-Vrake. Ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ditën e sotme. Kujtojmë se ditën e sotme ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Covid edhe mjeku 51-vjeçar nga Lushnja, Eduard Dhamo.
Categories
Lajme