Categories Lajme

“Ditëlindja jote e 61-të sot babo”, vajza e Xhevdetit Ferit përlot me postimin për të atin

Vajza e aktorit Xhevdet Ferri, Bora Ferri, ka përkujtuar të atin e saj të ndjerë në 61-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi prekës në Instagram ajo shpreh mallin e madh që ndjen për të.

“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i asaj tani që s’je më. Jo se i kishte ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishte ndryshuar mendim tani që do të ndihmonte Marlow t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video i realized sa shumë më ka marrë malli për zërin tënd “që dilte nga kraharori”, shkruan vajza e aktorit.

Kujtojmë se aktori Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960 dhe karrierën e tij e filloi kur ishte student. Për publikun shqiptar ai njihet më së shumti për rolet e tij në filmat  “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, dhe shumë të tjerë.

Ferri nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME