Categories Lajme

Ditën taksi, natën shtëpi/ 62-vjeçari që jeton prej 8 vitesh në makinën e tij në Fier

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij. Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor si taksi për të nxjerrë bukën e gojë dhe natën si shtëpi.

Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62 vjeçarit janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa për higjienën personale i shërben uji i lumit Vjosë.

Ai ka 4 fëmijë, të cilët nuk i ka parë që prej 13 vitesh, pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij. Ata jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë komunikuar asnjëherë me të atin.

I braktisur nga të gjithë 62 vjeçari çdo ditë ai e nis me shpresën se dikush do ta ndihmojë për të patur një strehë mbi krye. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME