Categories Lajme

“Ditët me shi mbarojnë sot”, sinoptikania: Shqipëria dhe vendet e rajonit do të përjetojnë…

Sinoptikania Adiola Bani ka sqaruar se reshjet e shiut për këtë javë do të marrin fund ditën e sotme. Në një intervistë për “Wake Up”, u shpreh se deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe më pas do të përmirësohet situata duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

“Është dita e fundit e kësaj jave me reshje pasi presim deri pas mesditës reshje në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu vijon deri në orët e pasdites me reshje dhe zonat jugore do i kenë herë pas here në formën e rrebesheve. Fatmirësisht situata përmirësohet duke filluar nga pasditja edhe në zonat jugore duke bërë që dhe gjatë orëve të natës të kemi rikthim të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, po ashtu dita e nesërme të nisë me kthjellime dhe vranësira herë pas here, ndërsa nga mesdita dhe orët në vijim do të kemi mot me diell në të gjithë Shqipërinë dhe mbizotërim të kushteve atmosferike”, tha Bani.

Sa i përket ditës së nesërme, temperaturat pritet të shkojnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa sinoptikania shprehet se Shqipëria dhe vendet e rajonit do të përjetojnë një mini pranverë.

“Fatmirësisht gjatë ditës së nesërme nuk presim reshje, kështu që duhet ti gëzohemi diellit që na pret gjatë ditës së mërkurë. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë në zonat malore dhe të ulëta e bregdetare, ku mëngjesi ka shënuar luhatje nga 0 gradë në zonat malore, 10 apo 11 në zonat bregdetare. Rritje do të ketë dhe orët e mesditës. Mëngjesi mbetet disi i freskët, por mesdita do të shkojë deri në 15 gradë Celsius në jugperëndim të Shqipërisë. Duke nisur nga e mërkura do të kemi një mini pranverë pasi do të kemi temperatura të larta jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit”, tha Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME