Categories Lajme

Divjakë, unazim i shpendëve përpara se të lihen të lirë pas trajtimit

Të gjihë shpendët e egra që marrin trajtim në qendrën shqiptare të Unazimit të Shpendëve unazohen përpara se të lihen të lirë. Kjo vjen falë një bashkëpunimi midis “Shpendëve të Shqipërisë”, “Qendrës Shqiptare për Unazimin e Shpendëve” si dhe Administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Deri më tani është unazuar një numër prej 5 ekzemplarësh të llojeve të ndryshëm, prej të cilëve 2 huta (Buteo buteo), 1 gjeraqinë shkurte (Accipitur nisus), 1 skifter kthetrazi (Falco tinnunculus) dhe 1 lejlek (Ciconia cicona). Krahas unazimeve janë realizuar edhe matjet biometrike për të gjithë ekzemplarët.
Unazimet janë kryer nga Grigor Jorgo (i cili mbart përvojën më të gjatë në Shqipëri në fushën e unazimit) si dhe pjesëtarë të ekipit të tij, të cilët janë asistuar nga pjestarë të ekipit të shoqatës “Shpendët e Shqipërisë”, Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri  dhe AdRZM Fier./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME