fbpx
Lajme

‘Djalë si ai nuk pjell më nëna’, flasin banorët për 46-vjeçarin

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur në Kamenicë të Korçës, ku një 46-vjeçar i identifikuar si Hekuran Kala ka humbur jetën si pasojë e një shpèrthimi. Mësohet se Kala ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër, në momentin kur ka shpërthyer një bombë, që mendohet se ka qenë aty që prej vitit 1997.

Sipas asaj që dëshmojnë dy banorë të fshatit, në momentin kur bomba ka shpërthyer është bërë një tronditje dhe zhurmë shumë e madhe.  Ata shprehen se i ndjeri ka lënë pas 3 fëmijë, ndërkohë që gruaja e tij ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Ata i kërkojnë qeverisë që të ndihmojë sadopak për shëndetin e fëmijëve që tashmë kanë humbur të atin. “Në momentin e shpërthimit u drodh komplet, u plásën dhe muret e shtëpisë, ai punponte në atë godinë, është gjynah, ishte djalë që nuk e pillte më nëna. Ka punuar shumë është i nderuar, i respektuar shumë, skemi çfarë ti themi”, shprehet një prej dëshmitarëve.

”Edhe i ati i vdiq nga sharra, duke prerë trungjet, ishte punëtor i vetëm, me 3 fëmijë, i ndodhi ajo që i ndodhi që mos i ndodhtë njeriut”, shprehet një tjetër bashkëfshatar i personit që humbi jetën. Njoftimi zyrtar për ngjarjen: Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plásëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdèkjen.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button