Categories Lajme

Djali i biznesmenit grek i morri jetën 25-vjeçarit shqiptar

Djali 19-vjeçar i një biznesmeni grek, i përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen ku humbi jetën një djalë shqiptar, ka pranuar përgjegjësinë ligjore. Aksidenti ka ndodhur pasditen e 17 Dhjetorit 2020 rreth orës 18:30 në lagjen Ekali të Athinës. 19-vjeçari, djali i një pronari anijesh, po drejtonte një fuoristradë “Mercedes GLE” kur përplasi një motor që drejtohej nga një 25-vjeçar shqiptar. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar.

Tani ekspertiza rrugore ka përcaktuar se 19-vjeçari kishte shkelur rregullat e qarkullimit dhe nuk kishte respektuar tabelën e ndalimit “Stop”. Kjo u bë shkak i përplasjes me motorin e drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar i quajtur Fotis Përndreca, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme. Djali i biznesmenit po kthehej nga palestra në ato momente dhe nuk rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai është justifikuar duke thënë se nuk e kishte parë tabelën që shkruante “Stop”. Megjithatë, 19-vjeçari është arrestuar dhe çështja tashmë do të gjykohet për aksident me pasojë vdekjen.

Familja e 25-vjeçarit shqiptar ka thënë për mediat greke se kërkojnë ndëshkimin e shkaktarit të aksidentit që i mori jetën djalit të tyre. Çështjen, thonë se ja kanë lënë drejtësisë dhe do të presin përfundimin e hetimeve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i familjes së shqiptarit shprehet se pas procesit penal, do të nisin procedurat për proces civil ku do të shfaqin pretendimet e tyre për dëmshpërblim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME