Categories Lajme

Djali i humbi jetën në qeli, flet babai: Policia ma mori, e akuzuan vetëm për një derë alumini

31-vjeçari Ilvi Meta u gjet pa shenja jete në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Dyshimet e para janë se ai ka varur veten, pasi ishte ndaluar këtë të mërkurë pasi gjykata kishte vendosur një masë “arrest me burg” për vjedhje. Megjithatë familjarët akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.

Agim Meta, babai të riut thotë se policia ia mori djalin duke e akuzuar për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon edhe si e ka marrë vesh lajmin e trishtë, pasi ishte duke pirë kafe në lokal dhe i kanë thënë shko në shtëpi se diçka ka ndodhur.

“Polici qensh. Polici qensh janë. E morën paradite. Bënë kontroll në shtëpi dhe thanë do ta sjellim. S’ka gjë, s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë “Agim ik tek shtëpia se ka ndodh diçka”.

Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë. Qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, – tha babai për TCH.

Policia tha se Drejtori i Përgjithshëm i Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Kavajës, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar.

Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe se Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME