Lajme

Djali i ish-ministrit grek gjendet i pajetë në apartament, dyshimet e para

Djali i ish-ministrit të Brendshëm dhe prej vitesh kryebashkiak i Vrilissias, Argyris Dinopoulos, u gjet i vdekur në rrethana të paqarta në banesën e tij në Exarchia.

33-vjeçari, Vassilios-Spyridon, u gjet i pajetë  në banesën e katit të 5-të në rrugën Bouboulina, në divanin e dhomës së ndenjes.

Sipas informacioneve të para, të afërmit e tij kanë qenë të shqetësuar, pasi që nga mëngjesi i djeshëm ai nuk u është përgjigjur telefonatave dhe në orën 15:30 ish-ministri me ndihmën e një bravandreqësi ka shkuar në shtëpinë në Exarchia dhe ka hapur derën ku edhe e ka gjetur të pajetë të birin.

Sipas të njëjtave informacione të protothema.gr, banesa nuk është cenuar, 33-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe vlerësimet e para flasin për vdekje për shkaqe patologjike. Ai kishte diabet të tipit A dhe pranë tij u gjetën pilulat.

Është njoftuar Shërbimi i Mjekësisë Ligjore i Athinës nesër pritet të kryhet autopsia e të ndjerit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close