Lajme

Djali i neurologut Ali Kuqo akuzon Najada Çomon: Kam prova që na refuzoi ndihmën

Pas rastit të dy motrave të cilat d enoncuan në Faxnews se babai i tyre Rifat Lalo nuk iu dha shërbimi i duhur në QSUT, një tjetër akuzë vjen për shefen e Infektivit, nga djali i neurologut Ali Kuqo i cili ndërroi jetë ditën e martë nga Covid-19.

Altin Kuqo, djali i neurologut ka akuzuar shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomo se ka refuzuar të mjekojë babain e tij Ali Kuqo dhe për këtë ai disponon të gjitha provat.

Poshtë sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi denoncimin e dy motrave, shihet komenti i Altin Kuqos i cili zbulon se babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin Infektiv nga drejtoresha Najada Çomo. “Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj”– ka shkruar djali i mjekut të ndjerë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close