Categories Lajme

Djali i Presidentit të Ugandës i ofron 100 lopë Giorgia Melonit: Një dhuratë e tillë, në kulturën tonë

Djali i Presidentit të Ugandës, gjeneral Muhoozi Kainerugaba, i ofroi Giorgia Melonit 100 lopë.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet për propozimin e pazakontë, me qëllime të dukshme denigruese.

Një provokim, një shaka e keqe, apo një sulm seksist duhet marrë shumë seriozisht.

Nuk është i qartë qëllimi i ofertës që gjenerali i Ugandës i bëri përmes rrjeteve sociale Giorgia Melonit, e cila së shpejti mund të marrë frenat e qeverisë së re, duke u bërë kryeministrja e parë femër në Itali.

Djali i presidentit të Ugandës, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, i presidentes së Fratelli d’Italia 100 lopë Nkore , bagëti të vlefshme të rritura nga një komunitet Bantu në Ugandën jugperëndimore.

Nuk është e qartë nëse jemi përballur me një mënyrë për t’i bërë homazhe ose për të mbështetur kryeministren e ardhshme, të cilën gjenerali e cilësoi si “të patrembur dhe të sinqertë”, apo është një mënyrë për ta tallur atë në rrjetet sociale.

“Do t’ju jepja menjëherë njëqind lopë Nkore” , shkruan gjenerali. Tweetet e tij kanë marrë mijëra “like”, edhe për shkak se profili i gjeneralit, i konsideruar si pasardhës i mundshëm i Museveni, ka më shumë se 580 mijë ndjekës.

Është vetë gjenerali ai që shpjegon në një postim të mëvonshëm në Twitter arsyen e këtij propozimi të pazakontë, duke shpjeguar se një dhuratë e këtij lloji është në kulturën e tij një gjest respekti ndaj gruas dhe një kompliment i thjeshtë, pa kuptime të mëtejshme të dyfishta.

“Për miqtë e mi italianë këto janë lopët Nkore. Lopët më të bukura në tokë. E di qe europianët u japin vajzave që duan lule. Nuk e kuptova kurrë. Në kulturën tone i i japim një vajze lopë “, ka shkruar ai duke publikuar një imazh të bagëtive./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME