Lajme

Djali i vetëm i dëshmorit, mbron sot shtetin e Kosovës

Burim Kastrati, djali i vetëm i dëshmorit Besnik Kastrati, është sot polic dhe mbron pëllëmbë më pëllëmbë shtetin e Kosovës. Foto e tij me uniformën policore dhe armën në krah, ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve në rrjetet sociale.

Burimi është djalë i vetëm i familjes Kastrati dhe është rritur jetim që në moshën 3 vjeçare, pasi i ati ra dëshmorë në luftën e Kosovës. Sot, djali i dëshmorit ka marrë armën dhe shërben me patrullat policore në veri të vendit, aty ku situata prej ditësh është e tensionuar.

Newsbomb.al mëson se Burim Kastrati është dhe nipi i humanistit të madh Halil Kastrati. Mijëra familje në Kosovë, Shqipëri dhe troje kanë përfituar nga bamirësia e tij, me shtëpi të reja e ndihma të tjera. Halil Kastrati është vëllai i dëshmorit Besnik Kastrati dhe xhaxhi i Burimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close