Lajme

Djali mbi 20 orë i bllokuar në magazinë/ Babai tregon me lot në sy telefonatën e fundit me të

Babai i Arjan Salës, i cili prej orësh është i bllokuar në magazinën ku ra zjarri, ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Mes lotësh dhe dhimbjes, ai mezon qëndron në këmbë teksa pret ndonjë lajm për të birin.

Me lot në sy, babai i Arjani tregon se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës. Ai ka bërë apel që të ndërhyhet me çdo mundësi për të kërkuar të birin që u fut brenda magazinë për të shuar flakët që kishin rënë.

“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti futet oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë”, ka thënë babai i 33-vjeçarit.

Nga ana tjetër familjarët pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet dhe se nuk kanë mjetet e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: