Categories Lajme

Djali nga Korça humb motrën nga një sëmundje, e ëma: S’dua të të humbas edhe ty

Humbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë qenë të shpeshta historitë ku familjarë apo të afërm ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për të lehtësur këtë dhimbje.

E tillë ishte dhe historia që u trajtua mbrëmjen e sotme, ajo e Marios, djalit nga Korça të cilit jeta i ka dhënë një goditje që nuk e ka kaluar edhe në ditët e sotme. Në studio kishte ardhur nëna e Marios, Olgerta e cila ndau me ne historinë e dhimbshme të familjes së saj. Ajo kishte sjellë në jetë tri fëmijë, Marion dhe dy vajza më të vogla. Fatkeqësisht disa vite më parë, njëra prej vajzave, Erini pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë kishte humbur betejën dhe kishte ndëruar jetë.

Erini vuante nga kanceri, dhe ishte detyruar që edhe pse në moshë shumë të vogël t’i nënshtrohej operacionit të saj të parë, në Athinë, të cilin e kishte kaluar me sukses.Vogëlushja i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, por fatkeqësisht në moshën 8- vjeçare kishte ndërruar jetë. Mario, asokohe 13 vjeç fillimisht nuk e dinte për fatkeqësinë e ndodhur dhe ishte informuar rastësisht nga banorët e fshatit të cilët vinin në shtëpi për të ngushëlluar familjen.

Për Marion, kjo humbje kishte qenë një goditje e madhe, nga e cila edhe pse kanë kaluar disa vite akoma nuk e kishte marrë veten. Olgerta, nëna e tij rrëfeu se gjatë gjithë kësaj kohe nga lëndimi i thellë, Mario ishte mbyllur në vetvete dhe i vetmi moment që i falte paqe ishin vizitat pranë varrit të së motrës. Për këtë arsye ajo e ka ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar që ta ndajë dhimbjen së bashku me të dhe për ta motivuar qëtë vazhdojë jetën me gjithë ngjyrat dhe pozitivitetin që e karakterizon.“Mario e di tepër mirë se sa shumë rëndësi ka për ty Erini, por dua të të them që je drita e syve të mi. Dua që të bëhesh i fortë për motrën tjetër dhe të lutem ndiq ëndrrat e tua. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dhimbje!”,- ishte mesazhi i Olgertës për Marion.

Nga ana tjetër e studios Mario i përlotur rrëfeu se sa e vështirë është për të të pranojë dhimbjen e humbjes së motrës. “Ka kaluar shumë kohë, por dhimbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek varri i saj.”,-u shpreh Mario.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME