Categories Lajme

Djali vrau babain në Lushnje, flet nipi i viktimës dhe banorët: Kanë patur debate dhe…

Ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Remas të Divjakës ku një djalë ka mbytur babain e tij. Viktima është Dhimiter Stase 85 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen nga djali i tij rreth 40 vjeç Andrea Stase. Mësohet se viktima jetonte në një shtëpi me dy djemtë e tij të cilët dyshohet se kishin probleme të shëndetit mendor.

Korrespondentja e Klan News Anila Stefa ka shkuar në vendngjarje dhe ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për arsye banale dhe më pas djali ka nisur ta godasë me grushta babain e tij 85 vjeçar e më pas e ka mbytur atë me duar.

Pas ngjarjes ka qenë nipi i viktimës që ka lajmëruar policinë për ngjarjen. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar autorin e ngjarjes, i cili nuk është larguar nga vendngjarja.

Nga informacionet paraprake është mësuar se viktima është rikthyer vetëm para dy muajsh në shtëpi për të jetuar me të atin. Më parë ai ka jetuar jashtë shtetit ku sipas të dhënave ka qenë i dënuar në Itali për 13 vite për veprën penale të prostitucionit.

Gjithashtu është mësuar se në momentin e krimit djali ka qenë në gjendje të dehur.

Nga vendngjarja kanë folur edhe banorët e zonës ku jetonte viktima si edhe nipi i viktimës Dhimiter Stase, ata tregojnë se i njihnin si njerëz të qetë dhe se nuk kanë pasur shqetësime prej tyre më parë.

Gazetari: A kishte probleme djali

Banor: Përderisa është djalë i lirë.

Gazetari: Kanë pasur debate?

Banor: Patjetër që kanë patur debate.

Gazetari: Ju çfarë e kishit?

Banor: Xhaxhain tim.

Gazetari: Jetonin bashkë të dy?

Banor: Bashkë.

Një nga banoret tregon se Dhimiter Stase jetonte me dy djemtë e tij dhe se për viktimën kujdesej nusja e vëllait të tij. Ajo tregon se djemtë nuk kanë qenë të rrezikshëm për banorët por nuk mund të thotë nëse ata merrnin kurim për sëmundje të shëndetit mendor apo jo.  Gjithashtu ajo nuk mund të konfirmojë nëse autori ka qenë i dënuar më herët apo jo.

Banore e zonës: S’kam dëgjuar fjalë të keqe për të.

Gazetarja: Ky Miti me kë jetonte?

Banore e zonës: Me Andrean.

Gazetarja: Ka dhe një vëlla tjetër Andrea?

Banore e zonës: Po Petraqi. Është i sëmurë, pati bërë aksident kur ishte i ri. Nëna u ka vdekur shumë shpejtë.

Gazetarja: Trajtohen me ilaçe të shëndetit mendor?

Banore e zonës: Nuk e di.

Gazetarja: Kanë qenë të rrezikshëm për banorët djemtë?

Banore e zonës: Jo.

Gazetarja: Ku punonte?

Banore e zonës: Nuk e di, pyesni njerëzit e familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME