Categories Lajme

Djegia e gomave në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona lidhur me djegien e qindra gomave në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme. Ata do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë, e cila duket të jetë një ngjarje e përsëritur shpesh. Djegia e qindra gomave të vjetra në Vlorë ka shkaktuar ndotje masive të ajrit.

Siç shihet edhe nga pamjet, tymi i zi ka mbuluar zonën. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME