Categories Lajme

Djegia e makinave në Vlorë, gruaja e biznesmenit: Janë ziliqarë, jo trima! Ne mbajmë dhjetëra familje me bukë

Forcave zjarrfikëse, policisë dhe grupit hetimor në Vlorë iu desh të zbardhin 2 zjarrvënie të qëllimshme njëra pas tjetrës. Njoftimi i parë erdhi rreth orës 01.30 të mëngjesit për një zjarr në një dyqan shumice me rroba në lagjen “Hajro Çakërri”.

Dyqani në prinësi të Faraudin Veizajt, 65 vjeç, thuajse u shkrumbua totalisht por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Por autori nuk u mjaftua me kaq.

Pas djegies të 3 mjeteve në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi në Vlorë, ka reaguar bashkëshortja e tij Rozina përmes një postimi në Facebook ku thotë se është djersa e familjes së tyre.

Teksa i cilëson ‘ziliqarë’ ata që i vunë flakën makinave duke i hedhur benzinë, thotë se do e marrin dënimin që kërkojnë.

“Jetojmë në vendin ku ujqërit e natës lëvizin e tu bien më qafë atyre që jetojnë me djersën e ballit. Ne që mbajmë dhjetëra familje me bukë dhe që shohim punën tonë punojmë me duar të pastra e djersë të ballit. Janë ziliqarë, janë maskarenj, janë jo trima po lepuj janë cakenjtë e natës sepse nata është e tyre.

Natën e kanë frikacakët. I dashur bashkëshorti im, të dashur fëmijët e mi, mos u mërzitni, është djersa e familjes tonë por Zoti do t’i dënojë një ditë. Kurajo dhe forca do bëjmë vitin e ri e supriza na presin.

Zamir kurajo mos u mërzit ja kemi dalë e prap ne jemi Familja Kormuzi! Kaq mund të bëjnë lepujt sepse s’munden të bëjnë më shumë me njeriun që sheh punën e vet e punëtor. Gëzuar festat dhe një vit i mbarë për të gjithë ju që na doni e respektoni miq, shokë, shoqe, motra e vëllezër”, shkroi Rozina Kormuzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME