Categories Lajme

“Do jua bëj për 6 mijë lekë”, si i nxorri zbuluar mjekët e QSUT-së emigranti nga Greqia

Një emigrant nga Greqia u paraqit disa ditë më parë në ambjentet e QSUT bashke me mikun e tij Jurgest Hasula për të takuar mjekun Nazmi Metalia, i akuzuar për korrupsion bashkë me teknikun imazherist Astrit Mansaku. Gjatë bisedës Ardian Miceli ka pyetur përse s’ka shkuar që të bëjë skanerin, Miceli iu përgjigj se ka qenë i zënë se kishte një kushëri të sëmurë.

Miceli i tregon se ndodhej në spital me mikun e tij që donte të bënte skaner pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja në mushkëri dhe kishte kollë të fortë. Mjeku i thotë që mund ta rregullojnë dhe i tregon se do të fliste me kolegët që ta bënin skanerin për 6 mijë ose 7 mijë lekë, ndërsa të tjerëve i merrnin 12.500 lekë. Mjeku i tha se do ta njoftonte vetë se kur do të paraqiteshin për të bërë skanerin.

Në dëshminë e tij, Miceli tregoi se më 24 janar rreth orës 10:00, mjeku e mori përmes aplikacionit Whatsapp që të paraqitej për të bërë skanerin. Miceli tregoi se më 27 janar rreth orës 09:40 për të takuar mjekun Nazmi Metaliu, i cili i kërkoi 6 mijë lekë për të bërë skanerin dhe u lidh në telefon me kolegun Astrit Mansaku. Doktori e çoi te bodrumi për tu futur më pas në dhomë ku Astriti i bëri skaner barku dhe gjoksi. Në ato momente, Nazmiu i dha imazheristit 6 mijë lekë dhe i tha Micelit që do të takoheshin sërish për të marrë përgjigjen e skanerit.

Në përfundim të vizitës, Mansaku i thotë se ka probleme me mushkëritë dhe duhej të konsultohej me mjekë. Më pas, Miceli i tha mjekut se do të shkonte sërish me një mik që donte të bënte skaner. Miceli bashkë me Hasulën shkuan rreth orës 10:20 te 2 shkurtit që të bënin skanerin.

Miceli dhe Hasula u takuan me mjekun Metaliu dhe bënë bisesdë shoqërore. Më pas mjeku telefonoi kolegun duke i thënë që të shkonte ta takonte. Me të mbërritur imazherisiti, shkuan te dhoma e skanerit ku punonte Astrit Mansaku. Në atë moment mjeku i kërkoi shumë 6000 lekë Jurgestit për t’ia dhënë Astritit. Shifrën e parave ia vendosi tek përparësja e bardhë. Astriti i bëri skanerin Jurgestit pasi nuk kishte shumë radhë dhe i tha se kokën e kishte në rregull, por kishte sinozit dhe duhet të takonte një mjek te spitali francez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME