Categories Lajme

“Do përballojë 9 ballë”! Rama në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër, Erdogan interesohet shpesh

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç për të ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e lagjes së re nga Turqia, që do të jetë një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

Njëri nga inxhinierët i tha kryeministrit se kompleksi po bëhet që të përballojë lëkundje deri në 9 ballë, por Edi Rama u shpreh “Larg qoftë tërmet tjetër, por sido qoftë do ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më cilësore”.

Gjithashtu, Rama tregoi edhe interesin e presidentit turk Erdogan për ecurinë e punimeve. “Isha me presidentin në rezidencën e tij dhe folëm edhe për këtë, sepse ai interesohet herë pas here si po ecën puna dhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.  Kështu që edhe njëherë faleminderit. Është shumë e rëndësishme që ta bëjmë jo vetëm shpejt, por edhe mirë” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME