Categories Lajme

Do prodhonin drogë sintetike në Tiranë, dënohen me burg dy trafikantët në SHBA

Dy shtetas amerikanë, njëri prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët tentuan të ngrinin një laborator droge sintetike në Tiranë, janë dënuar në SHBA.

Sipas faqes së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Distrikti Konektikat, Arbër Isaku, 32 vjeç, lindur dhe banues në Nju Jork, por me origjinë shqiptare, është dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vincent (Dominic) De Caro, 32 vjeç, lindur dhe banues në Nju Jork me 4 vjet. Ata u ekstraduan nga Shqipëria për në SHBA më 20 prill 2019.

Vanessa Roberts Avery, Prokurorja e Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Konektikatit, njoftoi se dy banorët të Stamfordit, do të jenë për tri vjet nën mbikëqyrje pas vuajtjes së dënimit.

Të shpallur në kërkim nga DEA, Isaku dhe De Caro, u arrestuan në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, teksa më herët po përgatiteshin të prodhonin drogë sintetike.

Ndaj tyre, Gjykata e Konektikatit, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Policia Kriminale zbuloi bazën ku fshiheshin 2 trafikantët amerikanë.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drogave sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Sipas dokumenteve dhe deklaratave të bëra në gjykatë, Isaku dhe De Caro blenë përbërës analogë të fentanilit nga furnitorët në Kinë dhe, duke punuar jashtë rezidencës së De Caros në “77 West Hill Circle” në Stamford, e përpunuan drogën në pilula të falsifikuara të oksikodonit, të cilat ua shitën klientëve në tregjet në internet.

David Reichard, i cili jetoi për një kohë të shkurtër në rezidencën e De Caros, ndihmoi Isakun dhe De Caron të shtypnin pilula dhe t’ua dërgonin me postë pilulat klientëve.

Më 3 prill 2018, një kontroll i autorizuar nga gjykata në rezidencën e De Caros, zbuloi pilula të shumta që përmbanin afërsisht 330 gramë fentanil dhe acetil fentanil, afërsisht 40 gramë analoge të fentanilit në formë pluhuri, tre presa për pilula, udhëzime se si të përgatitet analogu i fentanilit, një kostum me material të rrezikshëm, një maskë e tipit gaz / respirator dhe një numër i madh i zarfeve të zyrës postare amerikane.

Në momentin e kontrollit në shtëpinë e De Caros në prill 2018, Isaku dhe miku i tij ndodheshin në Shqipëri.

Isaku dhe De Caro, të cilët të dy u liruan me kusht deri në fund të hetimeve, duhet të paraqiten në burg përkatësisht më 21 shtator dhe 2 nëntor 2022. Po ashtu, bashkëpunëtori tjetër, Reichard është deklaruar fajtor dhe pret dënimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME