Categories Lajme

“Do rikthehem…!”/ Djali ukrainas që punon në Durrës: Flas çdo ditë me babin dhe vëllezërit që kam në luftë

Ilia ka rreth 5 muaj që qëndron në Shqipëri më nënën dhe motrën e tij. Babai dhe dy vëllezërit e tjerë janë në Ukrainë, në luftë. Gazetarja Ortensa Budlla mundi ta intervistonte djalin i cili punon si kamarier në një lokal në Durrës, në zonën e plazhit.

Zoti Malo, pronar i hotelit dhe lokalit ku punon ukrainasi tregoi se familja e Ilias ka rezervuar në muajin prill. Ai tregoi se më pas u bashkua dhe një familje tjetër, ndaj ata ju ofruan një dhomë familjare për të qëndruar bashkë.

Më pas ata u transferuan në një shtëpi me ndihmën e zotit Malo, i cili vendosi të punësojë Ilian.

Ai është përshtatur shumë mirë me ambientin, ndërsa pronari tregon se dhe klientët janë mikpritës ndaj tij. Falëminderit, të lutem, mirupafshim, ishin disa nga fjalët që kishte mësuar i riu ukrainas gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ilia tregoi se flet çdo ditë me babain dhe vëllezërit që ka në luftë dhe sapo të përmirësohet situata nga lufta dëshiron të kthehet në Ukrainë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME