Lajme

‘Do ta largoj nga spitali’/ Qytetari kërkon nxjerrjen e të afërmit nga Infektivi: I kemi nisur procedurat,Jam mjek vetë, do i shërbej më mirë

Një qytetar ka kërkuar nga spitali Infektiv nxjerrjen e personit të afërm që ka të shtruar për shkak të Covid. Për ‘abcnews’ ai është shprehur se është mjek vetë dhe do ti shërbejë më mirë. Gjithashtu ai bën të ditur se tashmë i ka nisur procedurat për nxjerrjen e familjarit nga Infektivi mirëpo po ia zvarrisin. Qytetari i cili jeton në Kashar tha se familjarin e tij do ta nxjerrë me oksigjen nga spitali për ta transportuar në banesë.

“Dua të më thonë është mirë apo jo. Vetëm kaq. Ajo më thotë ‘ti mos më bëj telefon’. Si mos i them për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11. Vijmë nga Kashari. Do e largoj nga spitali. Do ti shërbej më mirë. Jam mjek vetë. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura dhe po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minuta. Do ta lëvizim me oksigjen. Duhet ndihmuar dhe pikë”.- është shprehur qytetari.

Gjendja në spitalet Covid në vend është e rënduar. Nga rritja e personave të infektuar me virus ka ardhur dhe tejmbushja në pavione. Vetëm ditën e djeshme ka pasur 46 shtrime të reja ndërkohë që të infektuar janë raportuar 1.088 raste të reja dhe 12 humbje jetësh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close