Categories Lajme

“Do të bëhet kryetarë bashkie në Berat…” Muka flet për skenar të bashkërenduar mes qeverisë dhe opozitës: Ja faktet

Ish-zv. Ministri i Arsimit Taulant Muka, i cili u dorëhoq brenda pak ditësh pasi mori këtë post, përmes një reagimi në ‘Facebook’ ka sqaruar arsyet e vendimit të tij.Muka flet për një skenar të bashkërenduar mes opozitës dhe qeverisë kundër dijes.

”Skenari i bashkrenduar mes Qeverisë dhe Opozitës kundër dijes: arsyeja pse isha vetëm dhe që më shtyu të dorëhiqem!”, shkruan ai.

Taulant Muka numëron dhe rastet ku sipas tij opozita nuk ka bërë zë në lidhje me problemet e ngritura prej tij për arsimin, duke përjashtuar vetëm rastin Ervin Demos dhe Blerina Gjylametit, por edhe në këtë rast, opozita ishte bërë e “gjallë”, pas denoncimit të tij.

Ndër të tjera ai flet edhe për takimin që ka patur me kryeministrin Rama pasi kishte vendosur ta bënte zv. ministër të Arsimit. Ai shkruan se Rama i kishte thënë se opozita nuk e donte Ervin Demon pasi ai do të bëhej kryetarë bashkie në Berat.

“Një ditë më vonë, kryeministri i vendit më thërret në zyrë dhe thotë: “opozita akuzon këtë djalin (referuar Demos) për plagjiaturë se do të bëhet kryetar bashkie në Berat. Sikur çfarë ka bërë ai? Ka kopjuar si shumë të tjerë! Prandaj ai do jap dorëheqjen dhe ti do i zësh vendin! Ti do kesh fuqi të plotë: Lindita është mësuese, unë mësues vizatimi, ndërsa ti je profesor! Prandaj, Ti do na thuash çdo bëjmë, dhe do e diskutojmë bashkë…”, shkruan Muka.

POSTIMI I PLOTË:

Jeni të lirë ti bëni share/shpërndani

Sqarim: Skenari i bashkrenduar mes Qeverisë dhe Opozitës kundër dijes: arsyeja pse isha vetëm dhe që më shtyu të dorëhiqem!

Shoh shume veta që ende janë të paqartë nga intervistat e mia, por me lejoni t’ju sqaroj edhe një herë (e fundit)!

-Në datën 16 tetor, vetëm 10 ditë pasi unë bëja publike plagjiaturën e zyrtarëve të lartë, reagon PD duke akuzuar Demon dhe Gjylametin për plagjiaturë (kopjacë intelektual…). PAS KËSAJ, OPOZITA NUK NDJEHET MË!

-17 Tetor: Një ditë më vonë, kryeministri i vendit më thërret në zyrë dhe thotë: “opozita akuzon këtë djalin (referuar Demos) për plagjiaturë se do të bëhet kryetar bashkie në Berat. Sikur çfarë ka bërë ai? Ka kopjuar si shumë të tjerë! Prandaj ai do jap dorëheqjen dhe ti do i zësh vendin! Ti do kesh fuqi të plotë: Lindita është mësuese, unë mësues vizatimi, ndërsa ti je profesor! Prandaj, Ti do na thuash çdo bëjmë, dhe do e diskutojmë bashkë…”

19- Tetor: ish zv/Ministri jep dorëheqjen dhe e quan pëbaltje politike (një skenar i kordinuar), nuk e pranon plagjiaturën!

23 Tetor: Unë i kërkoj takim kryeministrit dhe i them: Dua takim se kam disa shqetësime dhe dua ti diskutoj me ju përpara se gjithçka të formalizohet! (Pra nuk kisha dhënë aprovimin tim për emërim)

25 Tetor: Shkruaj një email dhe shpreh qëndrimin tim: nuk e pranoj pozicionin e zv/Ministrit

31 Tetor: Në pritje të takimit me kryeministrin, po denoncoja rastin e radhës: skandalin me doktoraturat në universitetet private (6.3 milion Euro nga 700 doktoratura). Lajmin për emërimin tim si zv/ministër e marrë nga media rreth orës 7 pasdite. Nga politika (majtas dhe djathtas) shpërndahet lajmi: “Denoncoi zv/ ministrin për plagjiaturë, Taulant Muka i zë vendin Ervin Demos”. Në asnjë media nuk u përmend CV ime, sikurse u bë me zv/Ministrin Lleshi! Pse? Sepse qëllim ishte përbaltja e figurës sime dhe që unë u shita për një karrige. Shumë veta u indinjuan nga përbaltja, nxitur dhe nga mënyra si u veprua politikisht! Pse e pranova unë postin dhe nuk u tërhoqa? Nuk dija çtë bëja në këtë situatë- por vendosa të mos e mohoj duke mos paragjykuar, edhe pse kisha dyshime!

11 Nëntor: Në një takim në një konferencë mjekësore, si zv/Ministër, denoncoj rastin Shoraj (i lidhur me krimin majtas dhe djathtas në universitete), deklaroj problemet në universitete: titujt akademik, mungesa e pedagogëve në mësim, infrastrukturë e dobët etj. OPOZITA NUK REAGON!

14 Nëntor: Pasi kuptoj situatën, vërtetoj që në atë karrige nuk më kishin vënë për punë në dobi të arsimit cilësor dhe vendit, dhe se pozicionin si zv/Ministër nuk kisha fuqi ekzekutive, Jap dorëheqjen! Argumentat, jo si politikanët e tjerë (që zakonisht shkruajnë për arsye personale), i shkruaj në letrën e dorëheqjes. Dal publikisht në media, dhe si ish zyrtar bëj publike shumë probleme të qeverisjes: korrupsion, shtet “ËhatsApp-i”, propagandë etj! OPOZITA NUK REAGON!

Pse nuk reagoi opozita ndaj gjithë këtyre situatave, por u sinkronizua me qeverinë?
Opozita njësoj si Qeveria ka në mesin e saj individë (deputet, kryetar bashkie etj) që kanë doktoratura plagjiaturë dhe diploma fallco, mbështetet nga (dhe mbështet) rektorë, dekanë ( si rasti i para dy ditëve me dekanin në UBT ku unë u largova nga takimi në shenjë proteste), shefa shërbimesh dhe pedagogë që titujt akademik i kanë marrë jo me merit, madje mund të kenë diploma fallco! Një pjesë e madhe e opozitës i ka marrë diplomat në universitetet private të tipit Kristal, dhe njësoj si pozita, e shikon universitetin si ambjent për vota, jo si tempull të dijes. Për më tepër, Qeveria dhe Opozita tërheqin të rinj në parti duke i ndihmuar me marrjen e provimeve, apo duke marrë nota fiktive, edhe pa vajtur një ditë në universitet! Ka deputetë studentë në parlament dhe ende të paformuar!

Pra isha i vetëm ndaj gjithë politikës, prandaj dhe u dorëhoqa si zv/Ministër para se e gjithë politika të vepronte kundër meje sikurse kishte planifikuar: përbalte figurën dhe karrierën time, siç ka bërë me çdo intelektual dhe me shkatërrimin e dijes në vend! Në pamundësi për te vepruar si zv/Ministër (pozicion që edhe dorëheqja është akt moral se nuk njihet ligjërisht), do më ulej reputacioni përballë përbaltjes së politikës, do humbisja kauzën për dijen!

Unë betejën për dijen dhe meritokracinë në vend do e vazhdoj, por në një nivel tjetër! Edhe pse sot, dekanë dhe rektorë, qeveritar dhe opozitar, kërcënojnë studentët dhe pedagogët që komentojnë problemet në statuset e mia, ne nuk do ndalemi! Beteja për dijen është beteja më e vështirë që ne si shoqëri kemi; kemi dhe politikën kundër! POR kur ta fitojmë, rinia dhe Shqipëria do fillojë të shoh dritë! Do ja dalim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME