Categories Lajme

“Do të dëgjoni sërish lajme”, Artan Lame nga Vlora: Kushti për të marrë tapinë

“Personat që gjejnë emrin te listat më poshtë të paraqiten pranë zyrës së marrëdhënieve me publikun për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore. Pasi të bëhet pagesa për truallin e zënë nga objekti informal ju do të pajiseni me certifikatë pronësie, duke qenë pronar legjitim të shtëpisë tuaj”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kadastrës.

TAKSA Me ndryshimet e depozituara në Kuvend, pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më detyrim për qytetarët. Nisma e propozuar nga 3 deputetët socialistë, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka, e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji, çliron qytetarët në proces legalizimi nga kjo faturë. Kujtojmë që taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet sa 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretisht për një banesë me vlerë 5 milionë lekë tarifa është 25 mijë lekë. Prej më shumë se një javë kanë nisur edhe procedurat e regjistrimit fillestar për tokat e ndara me ligjin 7501 në bregdetin e Jugut. Nga Vlora, kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, sqaroi hapat që do të ndiqen deri në ndarjen e tapisë.

“Për rreth dy-tre muaj ne do të vazhdojmë me grupet në terren për të bërë mbledhjen e informacionit, pastaj do të përpunohet në zyrat tona dhe do të shfaqet për dy-tre muaj të tjerë pranë gjithë zyrave tona në bregdetin e Jugut, dhe do t’i lihet afat dy-tre muaj çdo qytetari të shohë si është pasqyruar prona e tij. Në këtë proces do të kemi tri kategori: qytetarë që kanë pronën e pastër dhe do të marrin certifikatën e pronësisë; qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin, që arrijnë ta gjejnë zgjidhjen, dhe që do të regjistrohen të dy palët që të marrin certifikatën; dhe, së fundmi, qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk e gjejnë zgjidhjen, dhe do t’u thuhet të shkojnë në Gjykatë”. Gjatë komunikimit me mediat, Lame u ndal edhe në kaosin e shkaktuar në Drejtorinë e Kadastrës Vlorë, ku në harkun e pak muajve janë ndërruar disa drejtorë.

“Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend. Ne po heqim kusuret e 25 vjetëve tallje me njerëzit. Për këtë arsye, procesi i regjistrimit në Jug nuk po bëhet nga Kadastra e Vlorës, por nga ekipet tona të Tiranës. Sa i përket Kadastrës së Vlorës, së shpejti do të dëgjoni sërish lajme”, tha Lame. Regjistrimi fillestar në bregdetin e Jugut, edhe pse ka nisur disa herë, nuk ka mundur të finalizohet. Kreu i Kadastrës bëri të qartë se procesi në këto zona do të përmbyllet brenda afateve ligjore.

“Ka 30 vjet që shteti shqiptar, ku më shumë e ku më pak, nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave, kryesisht në Jug. Janë gjithë zonat kadastrale të bregdetit të Jugut ende të paregjistruara. Dy herë është nisur ky proces, të dyja herët ka dështuar. Njëherë u nis dhe u la në mes, herën tjetër u çua më tej, por u la sërish, edhe pse ishte me financime të huaja. Ju them me bindje se kjo do të jetë hera e tretë, ku procesi i regjistrimit të pronave në Jug do të përfundojë. Besoj që do të mbyllet në këto muaj që është lënë si proces”, vuri në dukje Lame.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME