Categories Lajme

“Do të doja të ishim të gjashtë vendet”/ Rama: “Ballkani i Hapur” nuk ndalet! Kush e kundërshton, do të zhgënjehet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nisma e “Ballkanit të Hapur” nuk do të ndalet. Në një konferencë të përbashkët nga Ohri ku po zhvillohet samiti i “Open Balkan”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se do dëshironte që në këtë nismë të ishin të pranishëm të 6 vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën.

Sipas Ramës, kush e kundërshton këtë nismë, është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton t’i bashkohet, do të humbë kohë.

“Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve, nuk është më një punë e tre njerëzve. Sot Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do jetë gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur. PËr të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe të djersës së tyre do të thotë çlirim i madh nga muret e rrëzuara falë rrugëve të hapura. Ne do të ngremë siç e tha dhe Presidenti, do ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete. Kriza mund të thellohet më shumë, ka pushtuar mbarë botën. Kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekjen e çdo vendi.

Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Edhe kur kilovati i fundit i energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye, grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna ndërkohë që ne do adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, nga stacioni i parë në Korrik në një takim të ngushtë të ballafaqimit të grupit të punës, dhe më pas në shtator në Serbi ku do zhvillohet një aktivitet me vera. Politikanët mund të zgjedhin të rrinë këtu ose të mos vijnë këtu. Ndërkohë që do zhvillohet edicioni i parë i panairit, do kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore dhe sigurisë energjitike.

Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme e rajonit për furnizimin me energji. Kemi shumë mundësi që të jemi komplementarë për shkak të burimeve të ndryshme të energjisë. Në mënyrë që të kemi sa më shumë sinergji. E fundit që kam, më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tryezë e cila, siç e tha Dritani, një mundësi për të komunikuar dhe dialoguar.

Do të dëshiroja të jemi gjashtë. Një gjë është e sigurt, pikërisht se është e njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do iki diku tjetër”– tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME