Waldemar Makowski dhe bashkëshortja e tij Marta Makowska, kanë humbur jetën mesditën e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në Kryebushat, Shkodër.
Çifti polak që kishte ardhur në Shqipëri për të eksploruar bukuritë e vendit tonë, ishte nisur paradite nga Shkodra në drejtim të Lezhës, por përplasja me një automjet tip Golf 5 rezultoi fatale. Ata udhëtonin të dy në një motor.
Fotot e fundit që kanë postuar në rrjetet sociale janë ato të një dite më parë. Goditja ishte fatale për çiftin polak, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeç. Ata u dërguan në spital por fatkeqësisht ishte shumë vonë.
Shoferi tjetër që u përfshi në aksident, një 27 vjeçar nga Puka rezulton ta ketë marrë makinën me qira në Shkodër. Ai ju nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi i pastër, ndaj është shoqëruar në Polici deri në zbardhjen e plotë të rethanave të aksidentit.
Në vendin e ngjarjes raportohet se është gjetur nga Policia edhe një kamer profesionale “Go pro”, e cila paraprakisht mendohet se përdorej nga turistët. Këto kamera fiksohen mbi skafandër dhe përdoren për filmime profesionale nga shoferët.
Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka filmuar momentin e aksidentit. Nëse ajo ka qenë e ndezur dhe ekspertët arrin ta hapin, ajo do të ishte një ndihmë e madhe për uniformat blu në përcaktimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.