Lajme

“Do t’ju vijë derë më derë”, Rama zbulon formularin e qeverisë për qytetarët

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe formularin që do i shkojë çdo familje shqiptare, si një pyetësor për çështjet aktuale të vendit. Sipas Ramës ky formular do të plotësohet sipas dëshirës dhe në të do të ketë pyetje, për ekonominë e vendit, integrimin në BE apo sistemin në Drejtësi.

Kreu i qeverisë, theksoi se përgjigjet e qytetarëve do t’i japin mundësi qeverisë që të reflektojë në problematikat kryesore të vendit. “Dua të theksojë që këtë vit duam komunikim me njëri tjetrin.

Ne të dëgjojmë opinionet e njerëzve. Ka nisur procesi do filloni pak nga pak të merrni letrën e këshillimit kombëtar. Këshillimi i parë kombëtar që qeveria organizon për të marrë mendimin tuaj.

Me ekonominë, me punën, kanë të bëjnë me drejtësinë, me integrimin në BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Cdo familje do marri një formular. Dhe do plotësohet lirshëm për të marrë një opinion tërsor. “Qëllimi është që këto përgjigje të jenë sa më shumë shprehje e një mendimi me njerëzit. Dëgjim pak më të thelle me njerëzit. Pa asnjë obligim thjeshtë kontribut. “ tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: