Lajme

Dogji “Ferrarin” e Noizyt, Gjykata lë në burg autorin, DETAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e dyshuar të djegies së “Ferrari-t” të reperit  “Noizy”.

Ndërkohë togat e zeza dhanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 17-vjeçarin nga Vlora, i cili akuzohet se e ndihmoi Siar Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e përparme të automjetit luksoz.

Ngjarja ndodhi më 6 gusht, në Durrës, ndërsa policia njoftoi më 11 gusht 2023 arrestimin e shtetasit Siar Konti, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i njohur me emrin “Cllevio”, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close