Categories Lajme

Doktor Manoku: Gratë e moshës 25-45 vjeç më të prekura nga sëmundjet gjenitale

“Sot problem janë infeksionet infertiliteti dhe sëmundjet malinje të organeve gjenitale”. Është ky konfirmimi i doktorit gjinekolog Nikita Manoku në studion ABC-ja e mëngjesit. Sipas tij përqindjen më të madhe e ka mosha e riprodhimit nga 25-45 vjeç.

“Sot problem janë infeksionet infertiliteti dhe sëmundjet malinje të organeve gjenitale. Problem kryesisht janë shpërndarja e viruseve që krijojnë premisa për kancer të organeve gjenitale pavarësisht se nuk diuhet me saktësi shkaku i kancerit, dihet faktori favorizues që janë viruset. Mosha ka qenë me diapazon të gjerë, fillonte nga mosha 25 vjeç deri në 70-80 vjeç por përqindjen më të madhe e ka mosha e riprodhimit nga 25-45 vjeç dhe është një moshë kur gratë mund të ndërgjegjësohen për të bërë testet parandalues të kancerit”.

Mjeku Manoku këshillon gratë që të bëjnë kontrollet dhe paptestet për të parandaluar sëmundjet.

“Është paptesti që duhet bërë një herë në vit dhe në gratë që kanë probleme duhet bërë studimi i virusit që e shkakton. Ndërhyrjet kirurgjikale mund të shpëtojnë jetën. Nëse një kancer zbulohet në fazën fillestare mjekësia i ka mundësitë të sigurojë një jetëgjatësi që të ka siguruar kodi gjenetik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME