Lajme

Doktorët i çajnë fytyrën me gërshërë foshnjës gjatë lindjes çezariane

U deshën 13 qepje për të mbyllur të carën e thellë në faqen e majtë të një foshnjeje në Denver të Kolorados që erdhi në jetë me lindje cezariane. Të afërmit e vajzës së porsalindur janë të t ronditur.

“Mbesa ime sapo lindi ka nevojë për kirurg plastik, kjo është e tmerrshme”, tha gjyshi i vogëlushes, Walter Williams për Fox 31. Babai i foshnjës, Damarqus Williams u shpreh se vajza e tij grindet shumë dhe qan, duket që nuk është e qetë.

Sipas tij dhe nënës së fëmijës, plani ishte një lindjeje natyrale. Por mjekët i kishin dhënë Reazjhanas një pilulë për të përshpejtuar lindjen, thotë ajo, dhe brenda pak minutash e dërguan me urgjencë në sallë për lindje cezariane.

Pas procedurës, në vend që të gëzonin lindjen e fëmijës së tyre, çifti mbeti zemërthyer kur pa plagën shpërfytyruese të saj. Mes lotësh, familjarët kërkojnë që mjekët përgjegjës të japin llogari për ngjarjen t ronditëse, një episod ky që konsiderohet vërtet tejet i rrallë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: