Categories Lajme

Doktori i Shkencave zbulon: Në marketet në Shqipëri shitet dizinfektant toksik

Doktori i Shkencave dhe pedagogu Ilir Pecnikaj ka bërë një denoncim të fortë në studion e Fax news, kur tha se në marketet në Shqipëri shiten dizinfektantë që janë toksikë, e madje në rast se përdoren në një përqendrim të lartë mund të sjellin dhe vdekjen e njerëzve. “Të gjithë njerëzit kanë një mani që të blejnë dizinfektant, në disa prej markatave shitet një produkt i ndaluar që është metanoli, që ka një toksitet shumë të lartë, me një përqindje rreth 15 ml mund të çojë në verbimin e personit, dhe në një përqindje më të madhe, nga 50-80 ml mund të çojë në vdekjen e tij. Në të gjithë Europën është ndaluar, ndërsa në vendin tonë ai përdoret si dizinfektant.

Nëse një njeri mund të dizinfektojë duart disa herë në ditë, atëherë ajo mund të përthithet nga organizmi dhe të shkaktojë dëme të mëdha në organizëm. Kjo ka emrin dhe dallohet që është lëndë toksike, ndërkohë për shumicën e dizinfektantëve shënohet që janë vetë alkool. Ku është AKU-ja në këtë mes?! Shitet lehtësisht në markete”, ishte shqetësimi i ngritur nga Pecnikaj. Një tjetër denoncim i bërë prej tij ishte dhe fakti sesi bëhet pastrimi i kryeqytetit. Sipas Pecnikajt fshirja me fshesë e rrugëve, ndikon në përhapjen e virusit, dhe pastrimi duhet të bëhet vetëm përmes ujit, që nuk i ngrejnë spërklat që njerëzit mund të kenë përshtyrë në ajër.

“Covid përhapet përmes spërklave, pra nëse ne pështyjmë në kokë ai qendron në tokë, dhe mund të qendrojë aty për 48 orë. Ne shohim që në Bashkinë e Tiranës, rrugët pastrohen me fshesa, që do të thotë e ngrejmë atë në ajër, ku rri në formën e aerosolit, dhe në formën e grimcave. Virusi mund të qendrojë më shumë se 9 orë aty, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i ngrejmë në ajër sekrecionet përmes fshirjes së rrugëve, duhet bërë larja e rrugëve dhe jo fshirja e tyre”, tha doktori i shkencave.

Pecnikaj tha më tej se është unikale që në vendin tonë nuk kryhen testime sereologjike në laboratore private, në mënyrë që njerëzit të mësojnë nëse e kanë kaluar apo jo virusin.
“Statistikat në Shqipëri janë që çdo person që ka qenë i intubuar ka humbur jetën, ne jemi të dteyruar që të punojmë vetëm me numrat që jep Ministria e Shëndetësisë. Në të gjithë vendet e botës testet sereologjike bëhen në laboratore private, ku njerëzit shkojnë dhe bëjnë testin në rast se e kanë kaluar virusin.

Nuk dimë se pse këtu nuk bëhet, dhe nuk dimë as tipin e metodës që bëhet në QSUT. Janë disa laboratore private që janë ofruar për të bërë këtë lloj testimi, nëse njerëzit e kanë kaluar Covidin do të jenë imunizuar. Nuk ka pasur raste infektimesh për herë të dytë, pasi në të gjithë botën raste të tilla janë raportuar vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri. Vetëm në rast se ne kemi një marrje të hershme të tamponit, atëherë ne do të mund që ta izolojmë virusin. Ka pasur shpenzime të kota siç ishte Kavalishenca në Durrës, në një kohë kur aty nuk u çua asnjë person që të karantinohej. Një gjë tjetër skandaloze ishte dhe ngritja e një spitali si ai që është quajtur Covid 4 nuk ka asnjë personel mjekësor që mund të shërbejë. Kryeministri ka thënë që është një donacion privat, emrin e të cilit ne nuk e dimë ende”, tha Pecnikaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME