Lajme

DOKUMENTI/ Zgjedhjet për kreun e PD, hapet gara për kandidatët

Pas votimit në Kuvend të datës 22 Maj, si dita e votimit për kreun e ri të PD-së, sot është hapur në mënyrë zyrtare dhe gara.

Siç është bërë e ditur nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, personat që duan të paraqesin kandidaturën e tyre, duket të dorëzojnë dokumentet deri në orën 12:00 të datës 7 maj.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin një letër interesi, një jetëshkrim dhe formularin e pastërtisë së figurës.

Deri më tani i vetmi që e ka pranuar publikisht që do të garojë për kreun e ri të PD-së është Sali Berisha.

Njoftim për media

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close