Categories Lajme

“Doli lista e kontigjentëve të policisë”/ Avenir Peka: Databaza që nxorrën hakerat ka informacion të saktë!

Avenir Peka, ish zv.ministër i brendshëm, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për listën e personave të dyshuar nga Policia, të cilën e publikuan hakerat iranianë.

Peka tha se lista ka informacion të saktë dhe është databazë e policisë.

“Në këndvështrimin tim informacioni që ka dalë është i saktë dhe është databaze e Policisë së Shtetit dhe është pjesë e sistemit MEMEX. Ky informacion, a është vetëm pjesë e MEMEX, apo është një databazë autonome, e marrë nga diku tjetër?

Sa i përket vërtetësisë dhe fakti që është dokument i policisë, është e provuar. Si dokument është i saktë. Është informacion i policisë, është lista e kontigjentëve që ka Policia e Shtetit.

Sitemi MEMEX, është program kompjuterik, më i sofistikuara në botë, që përdoret nga agjensitë më të sofistikaura në botë. Në Shqipëri, është futur në vitin 2009, është blerë nga një kompani skoceze. Është dashur dy vjet të instalohet dhe është bërë me ndihmën e policisë britanike. MEMEX ka disa rrathë informacioni dhe ndërthurje informacioni kriminal. Është kartoteka e policisë kriminale të Shqipërisë. Informacion që ndodhej dikur nëpër dosje, por tashmë është e digjitalizuar. Nuk ka sistem më të fortë dhe të garantuar se MEMEX, për ndërhyrje nga jashtë. Është sistem që përdor edhe FBI.

Sistemi MEMEX ka një avantazh, të gjithë informacionin kriminal që disponon, përfshirë dosje të plota. Këto që kanë dalë sot, janë informacionet më pa lidhje. Por, ato që ka në MEMEX janë tmerrësisht të rënda.

Kur kryeministri dhe ministri i brendshëm thotë, është informacion policie por jo nga MEMEX, atëherë nga kush është? Pse nuk thonë është një databazë tjetër e policisë?

Kjo që ka ndodhur sot, ajo që ka ndodhur me TIMS dhe e-albania, tregon që qeveria është gjetur e papërgatitur dhe nuk ka marrë asnjë masë.

MEMEX, nuk mund të ketë ndërhyrje direkte nga jashtë. Nëse del dicka nga MEMEX është dicka e brendshme”, deklaroi Peka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim (emri)

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME