fbpx
Lajme

Ka ndërruar jetë kirurgu i spitalit të Lezhës, pasi kishte dal na rruga me makinë

Një lajm i hidhur për familjen, për kolegët e Spitalit të Lezhës, dhe për të gjithë qytetin. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pusi i Shytit”. Mjeku kirurg i Spitalit të Lezhës, Çesk Gjergji, i cili pasditen sotme u aksidentua, pasi makina me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga, ka ndërruar jetë.

Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën tip “Benz”, kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të këtij aksidenti tragjik. Mësohet se Gjergji u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por se nuk ka mundur dot t’ju shpëtojë plagëve që ka marrë.

Lajmi i aksidentit pak orë mëparë: 18:30 – Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, që udhëtonte i vetëm. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button