
Një burrë ditën e sotme u fotografua në rrugët e Tiranës teksa isshte duke ecur nudo.
Pas kësaj video ka ardhur dhe njoftimi i policisë të cilët bëjnë me dije se burri i cili doli nudo sot në rrugët e kryeqytetit është identifikuar si shtetasi E.M, 37 vjeç.
Mësohet se 37 vjeçari është kapur dhe është dërguar në spitalin psikiatrik pasi vuan nga problemet e shëndetit mendor. Ky shtetas më herët kishte dhunuar familjarët e tij dhe më pas ishte larguar nga banesa i zhveshur.
Njoftimi i plotë: Tiranë , Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:
Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.