fbpx
Lajme

Doli të peshkonte në liqen, i riu shokohet nga ajo çfarë bie në grep

Një peshkatar është shokuar kur grepi i tij i peshkimit ngeci në një kufomë njerëzore ndërsa po peshkonte në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Luis Castoire mendoi fillimisht se kishte kapur një peshk, por siç deklaroi më pas, u tmerrua kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë. Kur u pyet nëse e pa siç duhet kufomën, ai u përgjigj:

Mendova se po shihja një fantazmë. Ndjeva një goditje, grepi im ishte bllokuar … Kur shkova ta heq atë, pashë këmbën të dalë lart, dhe pastaj pashë pjesën tjetër të trupit. Castoire dhe një peshkatar tjetër lajmëruan autoritetet, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe larguan kufomën. Trupi raportohet se i përket një burri në të 30-at, ndërsa do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun se përse kishte ndërruar jetë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button